Lajme nga Bota

Mbretëria e Bashkuar heq të gjitha kufizimet e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar heq të gjitha kufizimet e udhëtimit

Të gjitha kufizimet e mbetura të udhëtimit do të hiqen në Mbretërinë e Bashkuar nga e premtja.

Lajmi është dhënë nga Sekretari i Transportit Grant Shapps me anë të një njoftimi në Twitter.

Shapps tha se ndryshimet po bëhen për shkak të numrit të lartë të vaksinimeve dhe do të nënkuptojnë liri më të madhe.

Sipas njoftimit, edhe pasagjerët që nuk janë vaksinuar plotësisht nuk do të duhet të bëjnë më teste për COVID-19 para ose pas udhëtimit në MB.

Por të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë një formular, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Të ardhurit e pavaksinuar mbi moshën 18 vjeç duhet gjithashtu të bëjnë një test PCR përpara se të udhëtojnë në MB dhe në ditën e dytë pasi të hyjnë në vend. Ata duhet të izolohen deri në marrjen e rezultateve të atij testi.

Tiranapost.al