Lajme nga Bota

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent për Ukrainën të premten  

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim


Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të premten lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e sotme, NATO tha se takimi do të zhvillohet me prezencë të ministrave në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.