Lajme nga Bota

Ministri i jashtëm polak: Ushtarët e NATO-s tashmë janë të pranishëm në Ukrainë

Ministri i jashtëm polak: Ushtarët e NATO-s tashmë janë

Ministri i Jashtëm polak ka rrezikuar të shkaktojë polemika duke thënë se “personeli ushtarak i NATO-s është tashmë i pranishëm në Ukrainë”.

Radoslaw Sikorski, i cili po fliste gjatë një konference, nuk bëri të ditur se për cilat vende po fliste.

“Unë do të doja të falënderoja ambasadorët e atyre vendeve që e kanë marrë atë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, unë nuk do t’i listoj ato vende,” tha ai.

Nuk është e qartë se në çfarë cilësie po përdoren ushtarët.