Ministri i Jashtëm rus anulon udhëtimin në OKB për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore të BE-së
E Hënë 28 Shkurt 2022, 15:17
TiranaPost

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për shkak të ndalimit të Bashkimit Europian për avionët rusë, tha të hënën misioni rus në Gjenevë.
BE-ja konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë ditën e djeshme. Ndalimi është pjesë e sanksioneve në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.