Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëron "sulme me precizion të lartë", i kërkon banorëve të Kievit të largohen
E Martë 1 Mars 2022, 15:22
TiranaPost
Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar banorët në Kiev që të lënë shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë disa objektiva në kryeqytetin ukrainas.
Në një deklaratë të bërë pasditen e sotme, ministria e mbrojtjes thotë se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin "sulme me precizion të lartë" kundër "Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Qendrës së 72-të për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike (PSO)" në Kiev.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistët ukrainas në provokimet kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit që jetojnë pranë stacioneve të transmetimit, të largohen nga shtëpitë e tyre.”