Në Berlin nisi shkolla dhe 41 prej tyre raportuan raste të shumta me të infektuar! Debati në pro dhe kundër për shkollat në Gjermani
Gjermania e disiplinuar, edhe ajo është në ditë konfuze. 16 kantone, që siç dihet kanë politika të ndryshme dhe ligje të ndryshme, kanë nisur shkollat. Pikërisht këto politika e ligje të ndryshme po ndikojnë edhe tek pandemia dhe përballja me të.Dikush vendos maskën dikush jo. Në disa shkolla kanë nisur dhe në disa janë ende me pushime. Por aty ku nisi mësimi prej dy javësh janë raportuar dhjetra raste me mësues e nxënës të infektuar.
Debatet kanë nisur në Gjermani dhe ekspertët apo dhe politika është pro nisjes së shkollave, pavarësisht kostos.
"Më mirë të ndalojmë stadiumet dhe festat e mbledhjet e tjera dhe të mos ndërpresim mësimin", thotë një ekspert për median amerikane ABC News.
Por ende nuk ka një vendim final dhe as Gjermania nuk e di çfarë duhet bërë.
*Përshtatur në shqip nga media amerikane ABC News