“Nënë dua të vras veten! E katranosëm keq fare këtu” mesazhet e ushtarit rus me nënën e tij para se të vritej

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka lexuar mesazhet e shkëmbyera midis një ushtari rus dhe nënës së tij përpara se të vritej në Asamblesë e Përgjithshme.
Biseda e ushtarit rus me nënën:
Nëna: Loshja si je? Përse s’më ke shkruajtur për kaq ditë? A je me të vërtetë në stërvitje?
Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.
Nëna: Po ku je? Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.
Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten!
Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?
Loshja: Nënë, jam në Ukrainë. Këtu po ndodh një luftë e vërtetë. Kam frikë se e katranosëm keq fare këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me krahë hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona që të mos kalojmë. Na quajnë fashistë. Nënë, kjo është shumë e vështirë.