Lajme nga Bota

New York Times i kërkon Joe Biden të tërhiqet

New York Times i kërkon Joe Biden të tërhiqet

Opinionistë, gazetarë, zëra të shoqërisë civile po i kërkojnë Joe Biden që të tërhiqet. Debati i parë i përballjes 90 minutëshe me Trump është parë si një dështim i Biden dhe ka shkaktuar panik në radhët e votuesve, por edhe opinionistëve e gazetarëve apo përfaqësuesve të shoqërisë civile.

New York Time Opinion

Për t'i shërbyer për mirë vendit të tij, Joe Biden duhet të tërhiqet. Kjo është kryefjala e NYTimes.

"Z. Biden ka qenë një president i admirueshëm. Nën udhëheqjen e tij, kombi lulëzoi dhe filloi të trajtojë një sërë problemesh afatgjatë të sfidave dhe plagët e hapura nga Trump. Plagët nisën të shëroheshin. Por shërbimi më i madh publik që mundet zoti Biden të bëjë, është të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale". Ky është shënimi redaksional i NYTimes Opinion.

Covering Politics

Shkruan se: Në debatin e parë presidencial të vitit 2024 dukej sikur i gjithë vendi humbi.

Në shumë mënyra ishte një debat ku Presidenti Biden po përpiqej të dukej më pak i vjetër... Trump, 78 vjeç dhe Biden, 81 vjeç, po bëjnë histori si dy kandidatët më të vjetër të partive të mëdha në Shtetet e Bashkuara që

kërkojnë presidencën. Ata janë gjithashtu të dy të paktën 16 vjet më të vjetër se mosha mesatare e liderëve botërorë. Me heshtje të sikletshme dhe të proklamuara, me gënjeshtra që mbetën kryesisht të padiskutueshme nga gazetarët, me shumë votues, veçanërisht ata më të rinj që shprehën shumë pakënaqësi dhe acarim pas debatit me dy kandidatët. Jeni ju një prej tyre?".

New York Magazine

Kush mund ta bëjë Joe të shkojë?

"Demokratët e panë që debatoi dhe nguli sytë në humnerë. Tani ata pyesin veten nëse ai është një kauzë e humbur", shkruan Gabriel Debenedetti.

Ai shkruan më tej se vetëm Jill, e shoqja mund ta bëjë këtë, ose Barack Obama dhe Bill Clinton mund të përpiqen gjithashtu ta bëjnë të largohet.


Biden nga ana tjetër nuk e ka në plan një largim. Është shprehur se di ta bëjë këtë punë dhe se e bën mirë atë.