Një dron rus fluturoi mbi hapësirën ajrore polake, pretendon Ukraina
Tuesday 15 March 2022, 10:56
TiranaPost

Ushtria e Ukrainës ka pretenduar së fundmi se një dron rus fluturoi mbi Poloni përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës ku u qëllua nga mbrojtja ajrore.
Në një deklaratë, komanda e forcave ajrore ukrainase tha se droni fluturoi në hapësirën ajrore të NATO-s, duke akuzuar Moskën për një "provokim".
Droni fillimisht qarkulloi mbi vendndodhjen në Yavoriv, Ukrainën perëndimore, e cila u godit nga një raketë të dielën.
Burimet ushtarake ukrainase thanë se u kuptua se ishte një dron rus Forpost, i cili është një kopje e licencuar e dronit izraelit Searcher.