Nuk shkojmë gjëkundi veç me parimin e shpresës! Merkel kërkon masa më të ashpra anti-Covid në Gjermani

Kancelarja gjermane thotë se masat ekzistuese kundër Covid nuk do të sjellin përmirësim gjatë dimrit. Në përballjen me valën e dytë të koronavirusit, Angela Merkel thotë se do duhen masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.
Jo në nivel kombëtar, por Merkel iu referua disa rajoneve me numër të lartë të infektuarish ku mund të nevojitet përforcim i masave, me kufizime të kontakteve sociale që para Krishtlindjeve.
Sipas mediave gjermane, kancelarja ka thënë: Vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe nuk është në gjendje të kalojë dimrin me masat aktuale. Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës!
Merkel dhe udhëheqësit e tjerë sipas vendeve ranë dakord javën e kaluar për të zgjatur kufizimet aktuale deri më 10 janar.
Zonat kulturore dhe sportive, si dhe restorantet dhe baret janë mbyllur që nga fillimi i nëntorit. Shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura. Mbledhjet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri do të lejohen me vetëm 10 persona, jo më shumë.
Sistemi federal gjerman lejon që krerët e shteteve të vendosin vetë rregullat, duke e bërë disi më të komplikuar çdo veprim të koordinuar nga lart.
Gjermania ka regjistruar 1.2 milionë raste me koronavirus që nga shpërthim i pandemisë së koronavirusit dhe 19,434 viktima.
Në 24 orët e fundit regjistroi 12,332 të infektuar dhe 147 viktima.
*Artikulli i marrë nga Deutsche Welle, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.