Lajme nga Bota

OBSH: Lufta në Ukrainë do ta përkeqësojë pandeminë e Covid-19

OBSH: Lufta në Ukrainë do ta përkeqësojë pandeminë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehet e shqetësuar mbi faktin se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19. OBSH sqaron se po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive.

Rastet në rajon janë ulur nga një javë më parë, por ekziston rreziku i konsiderueshëm që të ketë sëmundje dhe vdekshmëri më të madhe për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë. Ata që kanë lëvizur nga Ukraina, në shtetet e tjera fqinjë ose jo, janë vaksinuar në shkallë të ulët.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%, ndërsa ajo fqinje e Moldavisë është rreth 29%, sipas Our World In Data.

Midis 3 dhe 9 marsit ka pasur gjithsej 791,021 raste të reja të Covid-19 dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe në vendet përreth, tha një raport i situatës së OBSH-së i publikuar të dielën.