Lajme nga Bota

Pas Britanisë edhe SHBA jep OK për vaksinën Pfizer dhe BioNTech. Këto janë kriteret që përmbush

Pas Britanisë edhe SHBA jep OK për vaksinën Pfizer dhe BioNTech.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë do i japë dritën jeshile miratimit të vaksinës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech në SHBA. FDA-ja thotë se kjo vaksinë plotëson kriteret e përshkruara të efektivitetit: Së shpejti japim dritën jeshile për këtë produkt historik!

Agjencia publikoi sot dy analiza të ndara, ngashkencëtarët pjesë e FDA dhe analizën nga prodhuesit e vaksinës.

Në analizën e FDA flitet për përfitime të ndryshme nga vaksina, duke përfshirë: Uljen e rrezikut të konfirmimit me Covid, të paktën 7 ditë pas dozës së dytë. Vaksina e Pfizer kërkon dy doza për mbrojtje të plotë.

Përveç kësaj, FDA thotë se përfitimi tjetër është ulja e rrezikut tek të prekurit pas dozës së parë të vaksinës dhe para dozës së dytë. Gjithashtu ulja e rrezikut të sëmurjes rëndë nga Covid-19 në çdo kohë pas dozës së parë të vaksinës.

Referenca për uljen e rrezikut të sëmurjes rëndë ishte një nga pikat më të rëndësishme, pasi kritikët patën shprehur shqetësimin se vaksina mund të ndihmonte vetëm ata me sëmundje të lehtë dhe të moderuar.

Britania ishte vendi i parë në botë që miratoi përdorimin dhe furnizimin me vaksina të Pfizër dhe BioNTech. Sot nisi zyrtarisht procesi i vaksinimit tek kategoritë më të rrezikuara.

*Artikulli i marrë nga Wall Streeet Journal, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.