Pas sulmeve në Ukrainë, Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

E Enjte 24 Shkurt 2022, 13:39
TiranaPost
Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Gitanas Nauseda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj për shkak të "shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme prej forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi".
Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë - e cila kufizohet me Rusinë - tha për BBC "ne do të ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi", duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”.
Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.