Lajme nga Bota

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë të mbarë për të fituar. Ndihem mirë

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë

'Po ecim shumë mirë në të gjithë vendin', shkruan Donald Trump në një postim në Twitter, teksa votat e amerikanëve vijojnë të numërohen. Pas reagimit të tij i cili citohet nga mediat duke thënë gjithashtu se do të fitojë zgjedhjet dhe se do ti drejtohet gjykatës pasi ka pasur qendra votimi që janë mbajtur hapur edhe pas përfundimit zyrtar të procesit, ka reaguar edhe kandidati demokrat Joe Biden, i cili gjithashtu pret me shpresë për fitore.

Me një mesazh për qytetarët e Wilmington të Delaware, zona ku ai votoi dhe ka mbështetjen më të madhe, ai tha se po ndihet mirë në këtë garë: Ne po ndihemi vërtetë mirë se ku jemi deri tani me votat. Po ndihemi mirë për Wisconsin dhe Michiganin, duke shtuar se ka besim për fitore edhe në Pensilvani.

Mediat amerikane deri më tani nxjerrin fitues Joe Biden sipas projeksioneve, por rezultati përfundimtar mund të marrë disa ditë, për shkak të numrit të lartë të votuesve me postë.

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë

Por si kanë votuar amerikanët në vendet që përmend Joe Biden? Shohim hartën sipas Fox News:

Wisconsin: Joe Biden kryeson me 49.4% ose 1,585,029 vota , Donald Trump: 49.1% ose 1,577,558 vota.

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë

Michigan: Joe Biden ka 46.9%, ose 2,071,485 vota, ndërsa Trump kryeson me 51.5%, ose 2,277,328 vota.

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë

Pennsylvania: Joe Biden ka 43.1% ose 2,290,624 vota, ndërsa Trump kryeson me 55.8%2,965,636 vota.

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë

Në Delaware, Joe Biden kryeson me 58.8% ose 295,403 vota., ndërsa Trump ka 39.8% ose 199,829 vota.

Pas Trump edhe Biden mesazh mbështetësve: Jemi në rrugë