Lajme nga Bota

Polonia bën gati 120 spitale për të trajtuar ukrainasit e plagosur

Polonia bën gati 120 spitale për të trajtuar ukrainasit e

Polonia po bën gati një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit të plagosur nga pushtimin rus, ka thënë ministria e shëndetësisë polake në një deklaratë për Reuters.

‘’Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina , përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur.

Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për të plagosurit'', tha ai.

Ministri i shëndetësisë së Polonisë, Adam Niedzielski, gjithashtu deklaroi se Polonia kishte përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.

“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale.