Lajme nga Bota

Pse të pasurit dhe të pushtetshmit marrin trajtime anti-Covid që nuk janë miratuar për të gjithë

Pse të pasurit dhe të pushtetshmit marrin trajtime anti-Covid që

Kur Donald Trump dhe ish guvernatori i New Jersey, Chris Christie konfirmuan muajin e kaluar se ishin infektuar me koronavirus, doktorët i trajtuan me një koktej terapish disa prej të cilave nuk ishin miratuar ende për përdorim të përgjithshëm tek pacientët e tjerë të thjeshtë.

Miratimi i shpejtë ose në mënyrë urgjente i disa ilaçeve tregojnë qartë se disa amerikanë me fuqi dhe para marrin qasje shumë të ndryshme në trajtim dhe kujdes shëndetësor dhe këtë e konfirmojnë edhe vetë mjekët.

⁠Por bioetikistët thonë se dhënia e qasjes së elitës në trajtime që janë jashtë mundësive për amerikanët e zakonshëm nuk është një gjë e re dhe ndajnë shqetësimin në lidhje me mesazhin që dërgohet me këtë fenomen.

Profesor Vinay Prasad, nga Universiteti i San Franciskos thotë: Një sistem ku vetëm ata me mundësi kanë qasje në këto terapi, hidhet poshtë përballë të kuptuarit tonë për drejtëisnë mjekësore.

Ekspertët mjekësorë theksojnë se realiteti është që Covid është mbetet ende një kërcënim për shumë amerikanë të tjerë dhe jo vetëm, që po ndikon në mënyrë disproporcionale me ata që preken nga virusi dhe nuk kanë akoma qasje në kujdesin shëndetësor: Lëre pastaj të flitet për ilaçe eksperimentale dhe vaksinë!

/CNBC/ Tiranapost.al