Lajme nga Bota

Putin: Perëndimi nuk do të ketë sukses në dominimin global

Putin: Perëndimi nuk do të ketë sukses në dominimin global
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se perëndimi "nuk do të kishte sukses" në atë që ai e quajti përpjekjen e tij për të arritur dominimin global dhe për të copëtuar Rusinë.

“Nëse perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, nuk e njeh Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të luftës brutale dhe të përgjakshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Putin pohoi gjithashtu se mbajtja nën kontroll e Rusisë ishte një politikë afatgjatë e perëndimit dhe se sanksionet e saj ekonomike kundër Rusisë ishin "shkurtërpamëse", raportoi Reuters.

Ai shtoi se vendet perëndimore donin të godasin çdo familje ruse me sanksione dhe i akuzuan ata për përfshirje në një fushatë të paprecedentë informacioni kundër Rusisë.

Putin tha se Rusia ishte e gatshme të diskutonte statusin neutral të Ukrainës në bisedimet që synonin t'i jepnin fund armiqësive atje, por se Moska ende do të arrijë qëllimet e operacionit të saj ushtarak, i cili "shkon sipas planeve".