Lajme nga Bota

Ka filluar raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Ka filluar raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë filluar.

CNN raporton që delegacioni ukrainas dhe ai rus shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre. Ky është raundi i dytë i bisedimeve.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter:

"Po fillojmë bisedimet me përfaqësuesit rusë. Çështjet kryesore në axhendë:

1. Armëpushimi i menjëhershëm
2. Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.

Pozicioni negociator i Rusisë - sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov - është:

Ukraina duhet të "çmilitarizohet" dhe "denazizohet"

Krimea - gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 - të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë

Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore - e vetëshpallur Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut - të njihen zyrtarisht

Zyrtarët do të takohen në rajonin e Brestit të Bjellorusisë, u tha më herët gazetarëve Vladimir Medinsky, një këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin që është edhe kreu i delegacionit rus.

Raundi i parë i bisedimeve u mbajt ditën e hënë, pranë kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.

Takimi zgjati përreth 5 orë e disa minuta.