Nesër zhvillohet raundi i katërt i negociatave Rusi-Ukrainë
Sunday 13 March 2022, 12:29
TiranaPost

Bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen ditën e nesërme pvrmes një videokonference, sipas Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Përsëri. Negociatat do të vazhdojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht. Një numër i madh çështjesh kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…” shkruan në Twitter Podoliak.
Tre raundet e para të bisedimeve janë zhvilluar në Bjellorusi.