'Realiteti i ri' nxit Gjeorgjinë të bëjë aplikimin urgjent për t'u antarësuar në BE
Kryetari i partisë qeverisëse të Gjeorgjisë Irakli Kobakhidze thotë se qeveria po përgatit një kërkesë urgjente për statusin e kandidatit në BE që do të dorëzohet nesër në Bruksel. Ai thotë se vendimi u mor për shkak të situatës së përgjithshme politike dhe realitetit të ri.
Që nga fillimi i pushtimit rus, ka pasur mitingje të mbajtura gjatë natës nëpër rrugë në solidaritet me Ukrainën - por edhe në zemërim ndaj vendimit të qeverisë gjeorgjiane për të mos iu bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.
Të hënën, qeveria refuzoi të lejonte një grup luftëtarësh vullnetarë gjeorgjianë të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tbilisit dhe t'i bashkoheshin luftës në Ukrainë. Në shenjë proteste, Presidenti Zelensky tërhoqi ambasadorin e Ukrainës në Gjeorgji.
Qeveria e Gjeorgjisë nuk do të provokojë Rusinë, e cila ka baza ushtarake në rajonet separatiste të Gjeorgjisë, në Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Por qeveria gjeorgjiane është nën presion nga brenda vendit për të treguar se mbetet e përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE.