Joe Biden kalon në epërsi me votën elektorale! Numërimi vijon në 8 vende

Vijon prej orësh procesi i numërimit të votave dhe kandidati demokrat Joe Biden është në epërsi me votën elektorale. Janë 8 shtete ku po vijon numërimi dhe duket se do jenë ato që do përcaktojnë edhe fituesin.
Ethet e para i ka shfaqur presidenti aktual që kërkon një mandat të dytë qeverisës, Donald Trump, i cili shpreh dyshimet për procesin e numërimit kur thotë se është e çuditshme që një natë më parë kishte epërsi në shtetet kyçe, ndërsa tani: Votat zhduken si më magji.
Ndërsa Joe Biden me qetësi po pret rezultatin e zgjedhjeve, reagimi i fundit ishte kur tha se: Jemi në situatë të mirë, ndihem shumë mirë!
Trump ka paralajmëruar se do ti drejtohet gjykatës Federale lidhur me dyshimet e tij.
Po rezultatet çfarë tregojnë deri më tani?
Joe Biden ka marrë deri më tani 238 vota elektorale: përkatësisht 69,569,916 vota ose (50.1%)
Ndërsa Donald Trump ka marrë deri më tani 213 vota elektorale, përkatësisht: 67,052,591 vota ose (48.3%)

Janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi. Shtetet janë: Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.
Si janë votimet deri më tani? Shih hartën sipas vendeve dhe votimeve:
Xhorxhia, kryeson Trump

Karolina e Veriut, kryson Trump

Pensilvania, kryeson Trump

Miçigan, kryeson Joe Biden

Uiskonsin, kryeson Joe Biden

Mejn, kryeson Joe Biden

Arizona, kryeson Joe Biden

Nevada, kryeson Joe Biden

Alaska, kryeson Donald Trump

Të dhënat i referohen hartës së përditësuar nga Fax News.