Lajme nga Bota

Roman Abramovich po ndërmjetëson bisedimet Ukrainë-Rusi

Roman Abramovich po ndërmjetëson bisedimet Ukrainë-Rusi

Pronari i Çelseas Roman Abramovich po përpiqet të ndërmjetësojë një përfundim paqësor të luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.

“Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë që atëherë.

Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj se pse nuk kemi komentuar as situatën si të tillë dhe as përfshirjen e tij”, tha zëdhënësi i tij.

The Guardian shkruan se Abramovich ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në bisedimet Ukrainë-Rusi, me kërkesë të Ukrainës.