Lajme nga Bota

Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit në Turqi! Regjistrohen 947 lëkundje të tjera

Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit në Turqi! Regjistrohen 947

Ka shkuar në 62 bilanci i të vdekurve nga tërmeti fatal i të premtes që goditi Izmirin e Turqisë dhe ishullin Samos të Greqisë. Autoriteti turk për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave bën me dije gjithashtu se janë 940 persona të plagosur, 722 janë të lënduar lehtë dhe janë larguar nga spitalet pasi kanë marrë trajtimin.

Që nga tërmeti me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, Izmiri ka përjetuar 947 lëkundje të tjera deri më sot, me 43 lëkundje më të forta se magnituda 4.

Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit në Turqi! Regjistrohen 947

Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit në Turqi! Regjistrohen 947

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shtëpitë e reja do të ngrihen sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë ata që janë prekur. Çadra lëvizëse janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit pas tërmetit.

Deri në 104 persona janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën. Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë.