Rumania dhe Estonia ndalojnë linjat ajrore ruse të fluturojnë në hapësirat e tyre ajrore
Estonia dhe Rumania kanë njoftuar se do të ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.
“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandWithUkraine”, shkruan në Twitter kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.
#Estonia is banning Russian airlines from our airspace. We invite all EU countries to do the same. There is no place for planes of the agressor state in democratic skies. #StandWithUkraine
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 26, 2022
“Sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda”, shkroi në Twitter delegacioni rumun në NATO.
Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë.