Lajme nga Bota

Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken

Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit
Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikanë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë ku thuhet se atyre u është ndaluar hyrja në vend.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, 'lista e ndalimit' ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë.

Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit

Pas 24 shkurtit kur nisi pushtimi i Ukrainës, Europa dhe SHBA kanë vendosur vazhdimisht sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Ndërsa Kremlini ka shpallur shtete jo miqësore vendet që kanë vendosur sanksione ndaj saj. Është hera e parë që i vendosen sanksione një zyrtari nga ana e Rusisë.