Lajme nga Bota

Rusia mund të vendosë ligjin ushtarak të premten. Çfarë nënkupton kjo?

Rusia mund të vendosë ligjin ushtarak të premten.

Këshilli i Federatës Ruse do të mbajë një takim të paplanifikuar të premten, duke çuar në spekulime të përhapura në Moskë se vendi mund të vendosë ligjin ushtarak. Futja e ligjit ushtarak do t'u jepte autoriteteve kompetenca gjithëpërfshirëse për të kufizuar lirinë e lëvizjes dhe lirinë e fjalës.

Tatyana Stanovaya, një analiste e njohur politike ruse dhe themeluese e R.Politik, të mërkurën në mbrëmje, postoi në Tëitter se vendosja e një ligji ushtarak do të ishte një "skenar logjik".

"Shpallja e ligjit ushtarak do t'i lejojë autoritetet të fusin në zbatim censurën ushtarake, të rrisin sekretin e aktiviteteve të shtetit dhe veprimet e organeve lokale."

Me futjen e ligjit ushtarak, kompetencat e organeve të zgjedhura, autoriteteve vendore dhe zyrtarëve zgjerohen automatikisht. Këshilli i Federatës tha se do të diskutojë zyrtarisht të premten një paketë masash kundër krizës në përgjigje të sanksioneve perëndimore.

Herën e fundit që u thirr një mbledhje e paplanifikuar e Këshillit të Federatës, organi miratoi lejen e Presidentit Vladimir Putin për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, dy ditë përpara pushtimit të Ukrainës nga vendi më 24 shkurt.

Mbi 6,500 rusë janë arrestuar deri më tani në të gjithë Rusinë gjatë protestave kundër luftës, sipas faqes së pavarur të monitorimit OVD-Info.

Në Rusi ka pasur një goditje të gjerë ndaj mediave të pavarura vendase që nga fillimi i luftës. Dje, prokurori i përgjithshëm i Rusisë urdhëroi mbikëqyrësin e medias të vendit të bllokojë stacionin radiofonik liberal Ekho Moskvy dhe kanalin e fundit televiziv opozitar Dozhd TV.