Serbët e Bosnjës organizojnë protesta pro-Putinit

Dhjetëra nacionalistë serbë në Bosnje protestuan të shtunën në Banjaluka- qytetin e dytë më të madh të vendit - në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
Pjesëmarrësit valëvitën flamujt rusë dhe e përshkruan vendimin e Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj si një "betejë legjitime për të çliruar popullin e nënshtruar [të Ukrainës]".
"Rusia nuk është në luftë me Ukrainën, ajo është në luftë me forcat e errëta euroatlantike që duan të dominojnë botën dhe ta shkatërrojnë atë”, tha njëri prej protestuesve.
Protestat pro-ruse janë shumë të pakta në Evropë që kur Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Demonstratat më të mëdha në mbështetje të Kremlinit panë mijëra njerëz që dolën në rrugët e kryeqytetit të Serbisë, Beogradit më 4 mars, duke mbajtur pankarta me shkronjën Z - tani sinonim i pushtimit - dhe flamuj nacionalistë rusë dhe serbë.
Pro-Russian protests were held today in Banjaluka, the center of Bosnia’s Serb-majority entity and organized by local members of the Night Wolves — a motorcycle club that participated in the occupation of Crimea, often referred to as “Putin’s Angels.” pic.twitter.com/6r4SOmcNWr
— Una Hajdari (@UnaHajdari) March 12, 2022
Protesta në Banjaluka u organizua nga anëtarët e Ujqërve të Natës, një degë lokale e klubit rus të motoçikletave që mbështet me vendosmëri Presidentin Vladimir Putin.
Putini i është referuar vazhdimisht grupit si "miq" dhe është shfaqur në mitingjet e tyre, duke hipur në një motoçikletë Harley-Davidson. Ujqërit e Natës morën pjesë në pushtimin e Krimesë në vitin 2014 dhe në luftimet në Donbas.
Tiranapost.al