Lajme nga Bota

Shkencëtari rus infektohet qëllimisht dy herë dhe hedh poshtë teorinë e Imunitetit të Masës: Mos prisni të na shpëtojë

Shkencëtari rus infektohet qëllimisht dy herë dhe hedh

Mos prisni që imuniteti i masës të na shpëtojë nga pandemia e koronavirusit! Këtë paralajmëron një shkencëtar rus i cili infektoi qëllimish veten dy herë me virusin për të studiuar antitrupat. Doktor Alexander Chepurnov, 69 vjeç u vetëinfektua për herë të parë në shkurt teksa po udhëtonte me avion nga Franca në Novosibirsk me një ndalesë në Moskë. Ai arriti të shërohej duke qëndruar në shtëpinë e tij pa u shtruar në spital. Pas shërimit, ai bëri një test që zbuloi praninë e antitrupave dhe vendosi që bashkë me ekipin ti studionin ato.

Shkencëtari rus infektohet qëllimisht dy herë dhe hedh

Ata vunë re mënyrën e sjelljes së antitrupave, se sa të fortë ishin dhe sa kohë qëndruan në trup. Por numri i antitrupave u zvogëlua shpejt dhe tre muaj pasi ai u infektua për herë të parë, nuk iu gjet më asnjë.

Shkencëtari u bë kurioz për të parë se çfarë do ndodhte në rast të një infeksioni. Ai qëllimisht vendosi të ekspozohej ndaj pacientëve me Covid dhe pa u mbrojtur. Gjashtë muaj pas infektimit të parë, antitrupat i kishin rënë dhe ai u infektua sërish.

Në intervistë ai ka treguar simptomat:

Shenja e parë ishte dhimbja në fyt. Infektimi i dytë ishte shumë më serioz dhe Chepurnov duhej të shtrohej në spital: Për pesë ditë temperatura më ndejti mbi 39, kam humbur ndjenjën e nuhatjes, edhe të shijes.

Ditën e gjashtë të sëmundjes, një skanim CT i mushkërive e tregoi qartë praninë e virusit. Ditën e nëntë nga riinfektimi, një radiografi pasuese zbuloi pneumoni të dyfishtë në trupin e tij.

Megjithatë, pas dy javëve ai nuk pati më prani të virusit në mostrat e marra dhe të studiuara.

Por bazuar në përvojën e tij, Chepurnov arriti në përfundimin se është e kotë të shpresosh se imuniteti i masës mund të frenojë përhapjen e Covid: Vaksina mund të sigurojë imunitet, por do të ishte e përkohshme. Ne kemi nevojë për një vaksinë që mund të përdoret shumë herë, vaksina rekombinante nuk do të sillte përshtatshmëri, thotë ai.

Por a do kishin sukses edhe vaksinat me përdorim të shpeshtë?

Sipas Chepurnov mund të ketë edhe dështim: Pasi të injektohet një vaksinë e bazuar në vektor adenoviral, ne nuk do të jemi në gjendje ta përsërisim atë sepse imuniteti kundër transportuesit adenoviral do të vazhdojë të ndërhyjë. /New York Post/