Lajme nga Bota

Shkolla pranë qytetit Mykolaiv shkatërrohet nga sulmi rus

Shkolla pranë qytetit Mykolaiv shkatërrohet nga sulmi rus


Një shkollë në fshatin Zelenogai, rreth 10 milje ose 16 kilometra në lindje të Mykolaiv, është shkatërruar nga një sulm ushtarak rus, tha administratori rajonal i Mykolaiv, Vitali Kim.

Video dhe foto nga vendi i ngjarjes, të cilat janë gjeolokuar dhe autenciteti i të cilave është vërtetuar, tregojnë se pjesa më e madhe e shkollës është kthyer në gërmadha.

“Disa njerëz janë zënë nën rrënoja dhe ne po i evakuojmë”, tha Kim në postimin e tij në Tëitter, dhe më pas shtoi që disa njerëz humbën jetën ose janë në gjendje kritike për jetën.