Lajme nga Bota

Shtyhen për nesër negociatat Rusi-Ukrainë

Shtyhen për nesër negociatat Rusi-Ukrainë

Sipas raportimeve të mediave të huaja negociatat Rusi-Ukrainë që priteshin të zhvilloheshin mbrëmjen e sotme në Bjellorusi janë shtyrë për nesër.

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për median “Rusia 24”. Ai tregoi se edhe delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi, por ata pritet të mbërrijnë mëngjesin e nesërm.

"Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë tonë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre e delegacionit ukrainas në territorin e Ukrainës," tha Medinsky i cili shtoi që bisedimet do të zhvillohen në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.