Rinis nesër raundi final i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Monday 14 March 2022, 15:30
TiranaPost

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, tha në Twitter se raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi është shtyrë për të martën për arsye teknike.
"Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë," tha Podoliak.
Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si “bisedime të vështira”.
Podoliak tha se seanca e katërt po mbahej online, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev.