Lajme nga Bota

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që u desh ta konfirmojë fitoren Gjykata Supreme

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që

Nuk ka ende një rezultat final të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mes dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden. Donald Trump shpall fitoren por ndërkohë urdhëron Gjykatën Supreme të mos lejojë vijimin e votimit pasi qëndrat duhet të ishin mbyllur zyrtarisht që mbrëmë. Sipas Trump votat po vidhen, por as kjo nuk do e shpallë Biden fitues. Ndërkaq, Joe Biden tha se ishte në rrugën e duhur për fitore.

Miliona vota janë ende të panumëruara dhe as Trump dhe as Biden nuk mund të deklarojnë me siguri fitoren. Mediat amerikane parashikojnë që rezultati final mund të vonojë për ditë me radhë.

Trump deri më tani ka në duar Floridan, ndërsa Biden duket se ka ‘rrëmbyer’Arizonën. Një humbje e Trump në Arizona do të ishte serioze për republikanët.

Shtete të tjera kryesore si Xhorxhia, Pensilvania, Wisconsin, Miçigan dhe Karolina e Veriut janë në pritje të përfundimit të numërimit.

Pensilvania, së bashku me Florida, konsiderohet si një fitore e domosdoshme për Trump. Deri më tani nuk flitet për surpriza. Nëse mediat amerikane, e nxjerrin fitues Biden në shumë zona të rëndësishme elektorale, BBC parashikon fitoren e Trump, kryesisht në: Ohio dhe Misuri, Iowa, Montana, Alabama, Mississippi, Idaho, Wyoming, Carolina e Jugut, Kansas, Nebraska, Utah, Louisiana, Indiana, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Kentucky, Tennessee, Oklahoma, Arkansas dhe West Virginia.

Për Biden BBC parashikon fitoren në: California, Virginia, New York, Rhode Island, Oregon, Washington, Illinois, Neë Hampshire, Connecticut, New Mexico, Colorado, Vermont, Maryland, Massachusetts, New Jersey dhe Washington DC.

Projeksionet deri tani, presidenti me vota:

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që

Senati:

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që

House:

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që

Por si funksionon zgjedhja e presidentit?

Për t'u zgjedhur president, një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota në atë që quhet kolegji zgjedhor. Secili shtet i SH.B.A- së merr një numër të caktuar votash pjesërisht bazuar në popullsinë e tij dhe ka një total prej 538 për t'u kapur.

Ky sistem shpjegon pse është e mundur që një kandidat të fitojë më shumë vota në shkallë vendi - siç bëri Hillary Clinton në 2016 - por përsëri i humbi zgjedhjet.

Kush vendos se cili kandidat fiton një shtet?

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nuk çertifikohen për ditë apo edhe javë, kështu që u takon organizatave të medias amerikane të parashikojnë ose të projektojnë fituesin në secilin shtet shumë më shpejt.

Ekipet e ekspertëve dhe statistikanëve të zgjedhjeve analizojnë një përzierje të informacionit të tillë si të dhënat e sondazhit – intervistat në qendrat e votimit dhe telefonatat me votuesit e hershëm - dhe votat aktuale të numëruara. Në një shtet që gjithmonë voton për një parti, rezultatet nganjëherë projektohen sapo përfundon votimi, bazuar në sondazhe. Në një garë më të afërt, megjithatë, të dhënat mbështeten me numërimin aktual.

Kur do shpallet fituesi?

Mund të duhen disa ditë, por zakonisht bëhet e qartë se kush është fituesi në orët e para të ditës pas zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, ekspertët thonë se duhet të presim për shkak të numrit të lartë të votuesve me postë.

Shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se si - dhe kur - numërojnë fletët e votimit postar, që do të thotë se do të ketë boshllëqe të mëdha midis tyre sa i përket raportimit të rezultateve. Në disa shtete do të duhen javë për të marrë rezultate të plota.

Herën e fundit që rezultati nuk ishte i qartë brenda pak orësh ishte në 2000, kur fituesi, George W Bush, nuk u konfirmua derisa të merrej një vendim i Gjykatës Supreme një muaj më vonë.

Si zgjidhet presidenti në Amerikë dhe historia me George Bush që