Lajme nga Bota

Tajvani ka 200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid. Ja si ia doli

Tajvani ka 200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid. Ja si ia doli

Ndërsa pjesa më e madhe e botës por përpiqet të ndalojë përhapjen e valës së dytë të Covid, Tajvani sapo shënoi ditën e 200-të radhazi pa një rast të koronavirusit, raporton CNN.

Përgjigja e Taipeit ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë një nga më të efektshmet në botë. Ishulli me 23 milionë njerëz raportoi për herë të fundit një rast të transmetuar lokalisht në 12 prill, e cila ishte e diela e Pashkëve.

Deri të enjten, Vietnami kishte konfirmuar 553 raste, vetëm 55 prej të cilave ishin transmetuar në forma lokale. Ndërsa, janë regjistruar 7 viktima.

Tajvanit nuk i është dashur kurrë të vendosë bllokime të rrepta. As nuk iu drejtua kufizimeve drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua tek shpejtësia. Autoritetet filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan-i, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 dhjetor 2019, kur virusi ishte kryesisht subjekt i thashethemeve.

Tajvani ka 200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid. Ja si ia doli

Tajvani konfirmoi rastin e tij të parë të raportuar të koronavirusit në 21 janar dhe më pas ndaloi banorët e Wuhan-it të udhëtonin në ishull. Të gjithë udhëtarëve që mbërrinin nga Kina kontinentale, Hong Kong-u dhe Makao u kërkohej t'i nënshtroheshin shqyrtimit.

E gjithë kjo ndodhi para se vetë Wuhan-i të hynte në karantinë më 23 janar. Nga marsi, Tajvani ndaloi të gjithë shtetasit e huaj të hynin në ishull, përveç diplomatëve, banorëve dhe atyre me viza speciale.

Por Tajvani ka përparësi që homologët e tij në Perëndim nuk i kanë.

Njëra është gjeografia - Tajvani është një ishull, kështu që është më e lehtë për zyrtarët të kontrollojnë hyrjen dhe daljen përmes kufijve të saj.

Tajvani gjithashtu kishte përvojë në anën e tij. Pasi vuajti nga shpërthimi vdekjeprurës i SARS në 2003-shin, Tajvani punoi për të ngritur kapacitetin e tij për të përballuar një pandemi, tha ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Ëu në një intervistë muajin e kaluar.

Tajvani ka 200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid. Ja si ia doli

Qeveria gjithashtu investoi në testimin masiv dhe gjurmimin e shpejtë dhe efektiv të kontakteve me Covid.

Pashkët ishin një moment historik i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse presidenti Donald Trump kishte thënë një muaj më parë ai donte që vendi “të hapej” deri për festa. Në atë moment, 1.7 milionë njerëz ishin infektuar dhe 110,000 kishin humbur jetën nga virusi në tërë globin. Të premten, këto shifra kaluan 45 milionë raste dhe më shumë se 1.1 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Arritja historike e Tajvanit vjen në një javë pasi Franca dhe Gjermania po vendosin bllokime të reja dhe Shtetet e Bashkuara identifikuan një rekord, 88,000 raste të reja në ditë. Shteti i Florida-s, i cili ka një madhësi të ngjashme të popullsisë me Tajvanin, me afërsisht 21 milionë njerëz, identifikoi 4,188 raste vetëm të mërkurën./ Burimi CNN