Lajme nga Bota

Taylor Swift thyen heshtjen dhe zbulon cilin kandidat mbështet për zgjedhjet presidenciale

Taylor Swift thyen heshtjen dhe zbulon cilin kandidat mbështet për

Taylor Swift ka thyer heshtjen dhe ka treguar se zgjedhja e saj është Kamala Harris.

Pas debatit presidencial të dy kandidatëve, Taylor shkroi në Instagram: “Unë do ta jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në zgjedhjet presidenciale të 2024”.

Taylor Swift thyen heshtjen dhe zbulon cilin kandidat mbështet për

Reagimi i saj ishte i nevojshëm edhe për të qartësuar se imazhet e saj ku shprehej se mbështet Trump, janë fake. Ato janë krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.

“Arrita në përfundimin që duhet të jem shumë transparente në lidhje me planet e mia aktuale për këto zgjedhje si votuese. Mënyra më e thjeshtë për të luftuar dezinformimin është të thuash të vërtetën”, shkruan ajo.

Taylor sqaroi se ajo mbështet Harris sepse 'ajo lufton për të drejtat dhe kauzat, që kanë nevojë për një luftëtar për t'i mbrojtur ato'. Shprehu gjithashtu vlerësimin për Walz, duke shkruar se ai ka dekada që ka mbrojtur të drejtat e LGBTQ+, IVF dhe të drejtën e grave mbi trupin e tyre.

Dhe një mbështetje publike e marrë nga Taylor, si artistja më me ndikim në botë, nuk është pak.