Lajme nga Bota

Video/ Televizioni rus ndërpret fjalimin e Putinit

Video/ Televizioni rus ndërpret fjalimin e Putinit

Transmetimi i fjalimit të Presidentit Vladimir Putin nga stadiumi Luzhiniki i mbushur me dhjetëra mijëra rusë, në Moskë, u ndërpre papritur duke kaluar në transmetimin e këngëve patriotike.

Në fjalimin që shënon 8 vjetorin e aneksimit të Krimesë presidenti Putin po i drejtohej mijëra njerëzve që valëvitnin flamujt rusë dhe lavdëroi trupat ushtarake ruse, të cilat ai tha se po "luftonin heroikisht" në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërprerja e papritur e transmetimit ndodhi për shkak të një "dështimi teknik në server", njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.