Lajme nga Bota

Tjetër sulm në Francë, policia vret autorin

Tjetër sulm në Francë, policia vret autorin

Policia ka qëlluar për vdekje një burrë që bërtiste "Allahu Akhbar" në Avignon, në jug të Francës, ndërkohë që vendi është vendosur në gatishmëri të lartë pas sulmit të mëngjesit.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi tre njerëz u vranë në bazilikën Notre Dame në Nisë mëngjesin e sotëm.

Policia në Avignon konfirmoi se ngjarja ndodhir në orën 11.15 të mëngjesit me kohën lokale pasi personi kërcënoi kalimtarët dhe policinë me thikë.

Sipas “Mirror”, personi është me origjinë turke dhe nuk dihet ende nëse ka lidhje me sulmin me thikë të ndodhur mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Mëngjesin e sotëm tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në Nicë.

Ky është sulmi i fundit që ka goditur Francën pasi disa ditë më parë një Pakistanez 18-vjeçar goditi me thikë dy persona jashtë zyrave të vjetra të revistës satirike Charlie Hebdo duke i lënë ata të plagosur.

Po ashtu në fillim të këtij muaji një mësuesi francez historie iu pre koka në një sulm tjetër në veri të Parisit, ku shkak u bënë karikaturat e Profetit Muhamed.