Trump apo Biden? 12 shtetet që mund të vulosin në këto zgjedhje Presidentin e Amerikës!

Pavarësisht se këto zgjedhje mund të sjelin supriza këtë vit, disa gjëra mbeten të njohura. Bëhet fjalë për zonat ose 'fushat e betejës' ku votat kryesore të kolegjit elektoral mund të përcaktojnë se kush do jetë presidenti i ardhshëm i shteteve të Bashkuara.

Çfarë do të thotë kjo këtë vit për Donald Trump dhe Joe Biden?
Kandidatët kanë bërë fushatë në disa shtete kryesore, më shumë sesa në shtete të tjera dhe kjo për shkak të votimeve në zgjedhje të kaluara.
Ndërsa ka disa shtete të parashikueshme si Florida dhe Ohio, fushat e betejës së këtij viti shkojnë përtej Midëest dhe pjesës jugore të Coast. Në veçanti, shumë sy do të drejtohen në jugperëndim.
Nga kombinimi i historisë së zgjedhjeve me raportet e fushatave në terren dhe faktorë të tjerë specifik, më poshtë gjeni listën me 12 shtetet më kryesore që mund të vulosin përfundimisht fituesin e zgjedhjeve presidenciale, mes Joe Biden dhe Donald Trump.
Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin konsiderohen tre shtetet e ashtuquajtura "muri blu" që habitshëm i dhanë Trump presidencën në vitin 2016. Mbetet në pikëpyetje nëse demokratët do të mbështeten këtë viti në këto tre shtete.
Shohim konkretisht listën dhe votat deri më tani, sipas pasqyrimeve në mediat amerikane, në kohe reale.
Pennsylvania: 20 vende

Michigan: 16 vende

Wisconsin: 10 vende

Minnesota: 10 vende

Ohio: 18 vende

Iowa: 6 vende

Arizona: 11 vende

Nevada: 6 vende

Texas: 38 vende

Florida: 29 vende

Georgia: 16 vende

North Carolina: 15 vende
