Trump dyshon tek rezultati deri tani i zgjedhjeve: Mbrëmë kryesoja unë, tani votat po zhduken si me magji

Joe Biden deri më tani po kryeson në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke marrë vota të konsiderueshme edhe në zonat që njihen si pro-Trump. Kjo gjë për Trump duket e çuditshme. Në një postim të fundit në Twitter ai shkruan se natën e kaluar po kryesonte në shtetet kyçe, ndërsa tani votat pro tij filluan të zhdukeshin si me magji.
Lexoni statusin e plotë të Donald Trump, i cili kërkon mandatin e dytë në këto zgjedhje:
Natën e kaluar une po kryesoja në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore ku kanë drjetuar dhe kontrolluar demokratët. Pastaj, një nga një ata filluan të zhdukeshin si me magji. Shumë e çuditshme.
A është ky një sinjal humbjeje nga Donald Trump?

Edhe më herët presidenti aktual tha se do i drejtohej Gjykatës Supreme, duke denoncuar vijimin e votimit edhe pse orari zyrtar i procesit të votimit kishte përfunduar. Madje Trump shtoi se kishte pasur përpjekje për manipulime votash.
