Trump shpall fitoren në konferencë për shtyp pa përfunduar numërimi
E Mërkurë 4 Nëntor 2020, 08:37
TiranaPost

Trump ka dalë në një konferencë për shtyp para se të përfundojë numërimi i votave. Ai ka shpallur fitoren edhe pse vazhdon të jetë disa vota elektorale para, kandidati demokrat Biden.
“Jemi shumë vota para në Pensilvani, nuk kanë mundësi të na tejkalojnë”, tha Trump.
Ndërkaq Biden ka reaguar më herët në rrjete sociale duke thënë se i takon votuesve të shpallin fituesin dhe jo kandidatëve.
Numërimi ende s`ka përfunduar. Rezultati zyrtar pritet të dalë më vonë gjatë ditës. Deri tani kryesor me diferencë të ngushtë Joe Biden.