U tha që Biden dhe Putin do të takohen gjatë javës, Kremlini hedh poshtë këtë mundësi

Për një kohë të shkurtër, u rritën shpresat për një zgjidhje të mundshme të krizës Rusi-Ukrainë falë një takimi midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Pallati Élysée i Francës thanë se ishte rënë dakord për një samit SHBA-Rus me kusht që të mos përshkallëzohej situate e krijuar nga ushtarakët rus në Ukrainë.
Por Kremlini i hodhi poshtë sugjerime të tilla.
Ai thotë se nuk ka "nuk ka plane konkrete" që presidentët Putin dhe Biden të takohen. Për momentin, diplomacia do të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm, jo të krerëve të shteteve.
Kremlini njoftoi gjithashtu se sot Presidenti Putin do të kryesojë një takim të paplanifikuar të këshillit të fuqishëm të sigurisë të Rusisë. Tensionet rreth Ukrainës me siguri do të kryesojnë axhendën.