Lajme nga Bota

Ukraina: Lufta mund të zgjasë deri në maj

Ukraina: Lufta mund të zgjasë deri në maj

Një këshilltar në qeverinë e Ukrainës ka deklaruar së fundmi se lufta duhet të përfundojë deri në maj , sepse Rusisë do t'i mbarojnë burimet për të vazhduar pushtimin.

Duke cituar një video të publikuar nga disa media ukrainase, Reuters raporton se Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, tha:

Mendoj se jo më vonë se maji, fillimi i majit, duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta shumë më herët, do ta shohim, e kam fjalën për datat e fundit të mundshme.

Ne jemi në një rrugë të ngushtë tani: ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të grumbulluar disa, të themi, sirianë për një raund dy dhe, kur t'i bluajmë edhe ato, mund të kemi një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit.

Koha e saktë do të varet nga sa burime ishte i gatshëm të angazhonte Kremlini për fushatën dhe nëse ai mund të rrezikonte të përdorte rekrutët e papërgatitur për të plotësuar ushtarët e humbur pushtimit.