Ukraina: Plani paraprak i paqes i publikuar nga FT paraqet vetëm pozicionin rus në negociata

Më herët në media u publikua një raport nga Financial Times për një plan paraprak paqeje që ishte rënë dakord midis Ukrainës dhe Rusisë.
Megjithatë, siç thotë këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak në Twitter detajet e raportuara paraqesin vetëm "pozicionin e palës ruse".
“Shkurtimisht. FT publikoi një raport, i cili përfaqëson pozicionin kërkues të palës ruse. Asgje më shume. Pala ukrainase ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh.” shkruan Podolyak.
Gjithsesi nuk është e qartë nëse tre elementet e përmendura nga Podolyak ishin pika për të vilat është rënë dakord nga të dyja palët si pjesë e planit tentative të paqes, apo thjesht kërkesa nga Kievi.