Lajme nga Bota

Ukraina raporton dy ushtarë të vrarë nga bombardimet në zonat pro-ruse

Ukraina raporton dy ushtarë të vrarë nga bombardimet në

Ushtria ukrainase ka deklaruar se dy ushtarë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga granatat e hedhura prej separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore këtë të shtunë. Kjo ngjarje ka rikthyer edhe frikën ndaj një pushtimi rus.

Ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 70 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga nisja e ditës me 66 raste në total.

Separatistët hapën zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit duke përdorur artileri të rëndë.

Një grup ligjvënësish dhe media të huaja që vizituan zonën e konfliktit u sulmuan dhe u desh të evakuoheshin në një strehë, tha një zëdhënës i partisë së Presidentit Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë ditëm e sotme.