Lajme nga Bota

Ukrainasit përpiqen të bllokojnë tanket ruse me trupat dhe biçikletat e tyre

Ukrainasit përpiqen të bllokojnë tanket ruse me trupat dhe

Në Bakhmach, Ukrainë, qytetarët vendas u kanë dalë para tankeve ruse në përpjekje për t'i ndaluar të avancojnë në brendësi të qytetit.

Tanket po lëviznin në rrugët e Bakhmach, qytet i cili ndodhet rreth 110 milje në verilindje të kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Qytetarët kanë hedhur biçikletat e tyre poshtë tankeve ruse, u kanë dalë para e u janë lutur që të ndalonin, por më kot.

Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes ka kritikuar qeverinë ukrainase pasi ka shpërndarë armë civilëve duke thënë se kjo "do të çojë në mënyrë të pashmangshme në aksidente dhe viktima".

"Regjimi nacionalist i Kievit shpërndan masivisht dhe në mënyrë të pakontrolluar armë të vogla automatike, granatahedhës dhe municione për banorët e vendbanimeve ukrainase," tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë të shtunën. "Përfshirja e popullsisë civile të Ukrainës nga nacionalistët në armiqësitë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në aksidente dhe viktima."