Video/ Shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë në qytetin e Ukrainës Jugore

Pak kohë pasi Rusia urdhëroi ushtrinë të sulmojë Ukrainën në të gjitha drejtimet, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në periferi të qytetit detar të Mykolaiv në Ukrainën Jugore rreth orës 18:00.
Goditjet e raketave të shumta u dëgjuan disa herë dhe ksihte edhe të shtëna të shumta me armë të vogla.
🇺🇦UKRAINE : puissant bombardement à Mykolaiv ce soir. #GuerreEnUkraine #UkraineRussie pic.twitter.com/SphBj1Y4Fx
— Kwense news mete news (@kwensenews) February 26, 2022
Qyteti, i cili ndodhet në një hyrje nga Deti i Zi, ngriti urën e tij të shtunën, një ngjarje e rrallë që vendasit thanë se nuk kishte ndodhur prej vitesh. Lëvizja me sa duket ishte projektuar për të ndërprerë lidhjen kryesore midis veriut dhe jugut të qytetit pas raporteve të pakonfirmuara se parashutistët rusë zbarkuan në zonat veriore të qytetit.
Fabrika kryesore e karburantit të qytetit u godit gjithashtu nga një raketë e dukshme të premten vonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, edhe pse tanket ishin bosh, tha një zyrtar në uzinë për CNN.