Yuval Harari dhe partneri i tij dhurojnë për Ukrainën 310 mijë dollarë

Yuval Noah Harari historiani, filozofi dhe analisti i njohur ka njoftuar që së bashku me bashkëshortin e tij Itzik Yahav ka vendosur të dhurojë 310,000 dollarë për të ndihmuar fëmijët e Ukrainës të përballen me këtë luftë të tmerrshme e të pakuptimtë.

“Në frymën e solidaritetit global, bashkëshorti im Itzik Yahav, unë dhe kompania jonë e ndikimit social Sapienship po dhurojmë 310,000 dollarë për UNICEF-in, për të ndihmuar fëmijët e Ukrainës të përballen me këtë luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Paratë do të përdoren për të siguruar kujdes mjekësor, ushqim, ujë dhe kushte elementare të jetesës. E ardhmja e këtyre fëmijëve është e ardhmja e të gjithëve ne. Lufta në Ukrainë do të formësojë të ardhmen e të gjithë botës. Momenti për t'u ngritur dhe për t'u siguruar që mendimi ynë të merret për bazë është tani.” shkruan Harari në Twitter.