Zelenksy: Raundi i katërt i bisedimeve është i vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se raundi i katërt i bisedimeve po vazhdon duke e cilësuar si të vështirë.
“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.
Zelensky do të fliste me Këshillin e Evropës më herët të hënën, por nuk e bëri.
Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë, Mykhailo Podoliak, tha se sesioni i katërt po mbahet virtualisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev. Bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.
Podoliak, postoi një imazh nga bisedimet në Twitter ku thotë:
“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm. Rusia është një shtypje ultimatum e shoqërisë së saj”, tha ai së bashku me imazhin.