Zelensky: Sulmet ruse po kërcënojnë vendet e shenjta fetare
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur shqetësimin se sulmet ruse mund të kërcënojnë vendet e shenjta fetare.
Në një fjalim të postuar në Instagram, Zelenskyy të mërkurën denoncoi një sulm rus që goditi vendin përkujtimor të Holokaustit Babyn Yar në Kiev.
“Kjo është përtej çnjerëzores. Një sulm i tillë raketor do të thotë se për shumë rusë Kievi ynë është absolutisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë, për historinë tonë. Ata kanë urdhër të fshijnë historinë tonë, vendin tonë dhe të gjithë ne.”
“Çfarë do të ndodh më pas nëse edhe Babyn Yar [goditet? Katedralja e Shën Sofisë, Lavra, Kisha e Andreas?” tha ai, duke iu referuar vendeve të shenjta që ndodhen në Kiev.
Zelenskyy gjithashtu pretendoi se pothuajse 6,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të enjten e kaluar. Rusia nuk ka publikuar numrin e përgjithshëm të viktimave dhe shifra nuk mund të konfirmohej.