Lajme nga Bota

Zelensky i tregon vendin Putin-it: Shko në Rusi dhe mbro njerëzit e tu

Zelensky i tregon vendin Putin-it: Shko në Rusi dhe mbro njerëzit e tu

Në një tjetër video të publikuar rreth 15 minuta përpara nisjes së bisedimeve Ukrainë-Rusi, presidenti Volodymyr Zelensky ia bën edhe njëherë të qartë Rusisë dhe këtë herë edhe Putinit drejtpërdrejt qëndrimin e tij.

“Ata kanë dashur të na shkatërrojnë shumë herë. Kanë dështuar. Ne kemi kaluar kaq shumë mbi supe! Dhe nëse dikush mendon se, duke kapërcyer të gjitha këto, ukrainasit do të frikësohen, do të thyhen ose do të dorëzohen, atëherë ai njeri nuk di asgjë për Ukrainën. Nuk ka as çfarë të bëjë në Ukrainë. Shko në vendin tënd për të mbrojtur njerëzit që flasin rusisht. Jo në të gjithë botën, por vetëm në vendin tënd”, shkruan Zelensky.

Ndërkaq në 13:00 do të nisë raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë Rusi.