Lajme nga Bota

Zjarri shkatërron 17 makina në një dyqan të Teslas në Romë, Musk: Terrorizëm!

Zjarri shkatërron 17 makina në një dyqan të Teslas në

17 makina Tesla u shkatërruan nga flakët në një dyqan në Romë.

Sipas La Repubblica, zjarri, që dyshohet të jetë i qëllimshëm, shpërtheu gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, rreth orës 4:30. Makinat u shkrinë nga flakët, të cilat prekën edhe një tendë dhe pjesën e jashtme të disa zyrave të Tesla Center, qendra e vetme e markës në Romë, e vendosur në periferi të kryeqytetit italian. Në total, 17 makina u dogjën plotësisht, të gjitha të parkuara pranë pikave të karikimit dhe vetëm disa hapa larg showroom-it kryesor në rrugën Serracapriola, në zonën e Torrenovës.

Elon Musk reagoi në platformën e tij X, ish-Twitter, duke shkruar vetëm një fjalë: Terrorizëm.

Ngjarja po hetohet nga Digos (policia politike dhe e sigurisë në Itali. Hetuesit e policisë së Romës po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Flakët nisën në disa pika të ndryshme brenda parkingut, direkt mbi automjetet, një detaj që forcon hipotezën se bëhet fjalë për një sulm të mirëorganizuar. Tesla nuk ka dhënë ende një qëndrim të qartë, por përfaqësuesi i komunikimit në Itali, Marco Santini, deklaroi: Jemi të vetëdijshëm për incidentin në Romë. Po e hetojmë aktivisht ngjarjen dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet lokale për të zbuluar shkaqet e saj.

Në mbështetje të Elon Musk reagoi edhe zëvendëskryeministri italian dhe lideri i Legës, Matteo Salvini, duke shkruar në rrjetet sociale: "Dhuna, fyerjet, sulmet dhe zjarrvëniet. Ka shumë urrejtje të pajustifikuar kundër Tesla-s. Kjo periudhë urrejtjeje dhe konfliktesh duhet të marrë fund sa më parë."